Kuvendi në seancën e fundit, pritet emërimi i kryetares së re të AMA-s

schedule08:08 - 7 Korrik, 2021

schedule 08:08 - 7 Korrik, 2021

Kuvendi I Shqipërisë këtë të mërkurë ka dhe seancën e fundit plenare për këtë sezon.

Në seancën e sotme ulen për herë të fundit në Kuvend një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare si Myslim Murrizi, Kujtim Gjuzi, Rudina Hajdari, Kostaq Papa, Adriatik Alimadhi, Andi Përmeti, etj.

Gjithashtu për herë të fundit pjesë e seancës parlamentare do të jetë dhe një pjesë e kabinetit të ministrave të cilët në shtator pritet që të zëvendësohen.

Ndërkohë në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore.

Nga ana tjetër, sot pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi, mes akuzave të opozitës se qeveria Rama po favorizon kandidaturën e kësaj të fundit.

Seanca e sotme mbyll një legjislaturë të paprecedent, që filloi me lënin e mandateve nga opozita, futjen në Kuvend të kandidatëve nga fundi i listave të partive opozitare dhe së fundmi, votimi me 104 vota për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për herë të parë në historinë e pluralizmit politik./abcnews.al