Meta në Francë, takime me Macron dhe Netanyahu

schedule16:02 - 11 Nëntor, 2018

schedule 16:02 - 11 Nëntor, 2018

Me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore në Paris. Në nisje të aktivitetit zyrtar Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron.

Presidenca e Shqipërisë njoftoi se në takimin që zhvilloi me Macron, presidenti Meta ndër të tjera shprehu vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona si edhe theksoi rëndësinë e dinamizmit të tyre. Gjatë qëndrimit të tij në Parisë, Meta, zhvilloi një takim edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Sipas zyrës së shtypit të presidentit Meta, në takimin miqësor dhe të ngrohtë me liderin izraelit kreu i shtetit shqiptar vlerësoi marrëdhënin unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe shprehu vullnet për marrëdhënie me të ngushta në të ardhmen mes dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!