Në Lezhë këmbësorët nuk kanë asnjë shans të lëvizin në trotuare apo në hapësirat e përcaktuara për ta. Automjetet parkojnë ku të munden dhe për këtë Policia Bashkiake njofton se po ndërmerr një aksion që do mund të normalizojë situatën.
Me karrocën e fëmijës ecën në mes të rrugës. Në trotuar nuk ka vend për të. Këmbësorët dhe makinat kanë këmbyer pozicionet në Lezhë. Trotuarët janë zaptuar nga automjetet. Ky është problem që identifikohet kryesisht në qender të qytetit. Të moshuar e fëmijë lëvizin aty ku të gjejnë hapësirë.
Qytetari 1: “Nga të gjejmë shtigje për të kaluar.”
Qytetari 2: “Unë me fëmijën në trotuar, por edhe në trotuar ke frikë nga makinat.”
Policia bashkiake thotë se ka nisur një aksion për të çliruar çdo hapësirë publike. Prioritet duket se kanë abuzimet me ambjentet e këmbësore.
Leonard Pali, Drejtor i Policisë Bashkiake Lezhë: “Ky aksion do të vazhdojë çdo ditë, do të ketë monitorime çdo ditë nga policia bashkiake.”
Makinat mbi trotuar nuk është problem i ri në Lezhë. Në vite kjo praktikë ndiqet pa kokëçarje nga drejtuesit./abcnews.al