Poeti Petrit Ruka u nda nga jeta, Agron Llakaj: Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën

schedule18:50 - 6 Korrik, 2021

schedule 18:50 - 6 Korrik, 2021

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të poetit Petrit Ruka, ka prekur mijëra qytetarë, kolegë miq e të afërt. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me vdekjen e kineastit të shquar.

Lexo edhe: “Kur të vdes unë mos ma fal tradhtinë me vdekje”, testamenti në vargje i poetit Petrit Ruka

Mesazheve ngushëlluese iu është bashkuar edhe aktori Agron Llakaj, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruan vargje të ndjera për humbjen e mikut të tij.

“Ikja jote është e rëndë dhe ta merr frymën…, S’doja ta besoja, kërkova që thjesht të jetë një lajm ëndrrash dhe të zgjohesha me shijen e një gjumi të keq.

Gjithmonë kam shpresuar se në betejën me sëmundjen. Ti do triumfoje dhe do të ritakoheshim sërish në një kafe miqsh me shumë mall”, shkruan Llakaj.

Lexo edhe: Shuhet në moshën 67 vjeçare poeti Petrit Ruka

Gjithashtu shprehet se ikja e tij ka lënë pas hidhërim e trishtim të pakrahasueshëm.

Statusi:

Petrit Ruka,poeti i madh dhe mik i shtrenjte, sot na la!

Ne kete mengjes te hidhur,nuk e gjej dot fjalen per Ty Petja …,Ikja jote eshte e rende dhe ta merr frymen…,sdoja ta besoja,kerkova qe thjesht te jete nje lajm enderrash…,dhe te zgjohesha me shijen e nje gjumi te keq.Gjithmone kam shpresuar se ne betejen me semundjen,Ti do triumfoje…,dhe do te ritakoheshim serish ne nje kafe miqsh me shume mall ! Petja! Dashnor i fjales se gdhendur ne vargje,poeti i shpirtit te trazuar,skenaristit ne filma e dokumentare por dhe i zerit te vecante dhe burimor,i zerit qe te mberthen dhe nuk e kupton dot figuren qe shfaqet,pa shoqerine e zerit tend. Petja!o Mik i mire dhe i mencur,o tepelenasi me bote sa nje bote….,ike sot ,dhe na le nje mal trishtimi ne shpirt.Petja i dashur , te kam ne sy ashtu sic vetem Ti ishe…, edhe ere,edhe ujvare, dallge e trazuar ,melodi shpirti e derdhur ne varg ,nje Mik i shtrenjte,nje Mik i rralle !Malli per Ty,nje lot i mbetur ne sy .Lamtumire Petja ! Qofsh i Zotit !/abcnews.al/