Një 29-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 5 ditë pasi solli fëmijën në jetë. Viktima është Ardita Muça nga Arapaj.
Gazetari i ABC në Durrës, Leonidha Musai raporton se familjarët akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në drejtorinë e Policisë së Durrësit. / Abcnews.al