Sherri masiv në qendrën e numërimit për zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet i riu në Tiranë

schedule15:17 - 6 Korrik, 2021

schedule 15:17 - 6 Korrik, 2021

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka marrë pjesë në një sherr masiv të regjistruar në një nga qendrat e numërimit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar A. S.(Z)., 26 vjeç. Ky i fundit ka marrë pjesë në sherrin e ndodhur ndjesa akuzohet për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 26 prillit në qendrën e votimit tek shkolla ‘1 Maj’, në kryeqytet. Vëhduesit dhe anëtarë të grupeve të numërimit të partive politike u përfshinë një një sherr masiv.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!