Kourtney Kardashian po shijon prej muajsh një histori dashurie me Travis Barker. Së fundmi, ylli me famë botërore ka nxitur thashethemet se është fejuar me muzikantin pas një fotoje që Kardashian realizoi me një fanse në Disneyland në Kaliforni me dy fëmijët e muzikantit.
Teksa pozonte, nëna e tre fëmijëve mbante mbi kokë një vello martesore në formën e Micky Mouse. Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se ylli televiziv mund të ketë planifikuar martesën me Barker. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj thashethemeve.
Kujtojmë që Kourtney konfirmoi publikisht lidhjen e re me Travis në muajin Shkurt nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. /abcnews.al