Klea Huta rrëfen se si u njoh me Elgit Dodën (Video)

schedule22:22 - 10 Nëntor, 2018

schedule 22:22 - 10 Nëntor, 2018

Prezantuesja e njohur, Klea Huta, ishte e ftuar në “Thumb” këtë të shtunë. Ajo u vu përballë dy drejtueseve të emisionit, Aulona dhe Fatma, në këndin e rrëfimit. Prej disa kohësh, ajo është në një lidhje me Elgit Doda. Klea rrëfeu se si është njohur ajo me këngëtarin e njohur.

“Ne me Gitin jemi njohur që në fakultet. Giti ishte një kompozitor dhe donte të merrte një vajzë të re që këndonte në menaxhim. U takuam. Nuk ramë dakord. Më pas vazhdoi jeta dhe pas pesë vitesh me Alar Band që donin të bënin një bashkëpunim me mua i thonë Elgitit që ne duam të bëjmë një bashkëpunim me Klea Hutën. Edhe më merr mua në telefon dhe më thotë : ‘Alo përshëndetje, ju marrim nga Ministria e Kulturës kemi një eveniment të rëndësishëm për ju’. Po i thashë unë. Jam Elgiti tha. Hajde në studio se ka mbaruar demo. Vajtëm në studio pastaj…”, tregoi prezantuesja.

Pasi u pyet nga Fatma, Klea tregoi gjithashtu puthjen e parë mes saj dhe Elgit Dodës.

“Kam përshtypjen që ka qenë një energji e brendshme e fshehur gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpërtheu. Puthja e parë ka qenë shumë romantike. Si nëpër filma. Nuk dua të them detaje të shumta. Ka qenë thjesht natë. Në rrugë. Vetëm drita e hënës dhe drita e rrugës”, u shpreh Klea./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!