“Italia po zhvillon lojë spanjolle, duam të rikthehemi sërish në Wembley”

schedule14:58 - 5 Korrik, 2021

schedule 14:58 - 5 Korrik, 2021

Spanja është gati për duelin me Italinë. Pau Torres ka dalë përpara mediave për të analizuar sfidën me kombëtaren e kaltër, që po dhuron futbollin më të bukur në Euro 2020.

Gjysmëfinalja do të luhet të martën në mbrëmje në mitikun “Wembley” (21:00). Mbrojtësi i Villareal, i cili numëron 2 asiste deri tani, vlerëson shumë ekipin kundërshtar.

Kemi ardhur këtu për t’i shkuar deri në fund Europianit. Kemi besuar shumë te grupi që kemi dhe ia kemi dalë të shkojmë larg. Nuk e kemi ndryshuar stilin tonë të lojës gjatë Euro 2020.

Ishim disi me fat në ndeshjet e para, por më pas u shpërblyen sakrificat tona dhe e kemi merituar kalimin në gjysmëfinale.

Italia? Duket sikur janë bërë disi më spanjollë në lojën e tyre. Italia ka një skuadër me cilësi, teksa kanë edhe disa ‘veteranë’ që kanë eksperiencë të madhe në këto gara, kështu që pres një ndeshje shumë të bukur.

‘Wembley’ është një stadium mitik, sigurisht që është emocion ekstra të luash këtu. Objektivi ynë është të luajmë dy ndeshje në këtë stadium“, deklaroi mbrojtësi iberik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!