Krimi në familje, kjo është 45-vjeçarja që u vra nga bashkëshorti në Krujë

schedule14:26 - 5 Korrik, 2021

schedule 14:26 - 5 Korrik, 2021

Kjo është Klarita Ismalaja, 45-vjeçarja e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj paraditen e sotme në Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq.

Në afërsi të një magazine, 51-vjeçari Artan Ismalaja ka qëlluar me thikë në automjetin e tij tip “Ford” bashkëshorten, duke i shkaktuar kësaj të fundit vdekjen e menjëhershme.

Në gjendje të rënduar psikologjike, 51-vjeçari ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje, pasi ka goditur veten me thikë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa autori është duke marrë trajtim në spital.

Çifti jetonte në Tiranë dhe zotëronin një biznes kamerash dhe kompjuterësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!