Është vënë nën kontroll vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se pas më shumë se 24 orësh në flakë, forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit.
Për shkak të situatës janë shtuar forcat për te bërë te mundur neutralizimin e flakëve, ku në zonë përveç banorëve ka edhe punëtorë te shërbimeve të njësive administrative të Vithkuqit, Mollajt dhe Drenovës.
Zjarri i cili ka përfshirë pishë e shkurte ka rënë në Majën e Jankës./abcnews.al