Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Katër kisha katolike digjen në Kanada pas gjetjes së eshtrave të fëmijëve indigjenë

schedule18:02 - 27 Qershor, 2021

schedule 18:02 - 27 Qershor, 2021

Dy kisha katolike janë djegur në një pjesë të Kanadasë gjatë ditës së hënë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë djegur edhe dy kisha të tjera në pjesën e Kanadasë perëndimore.

Zjarret në Kishën e Shën Annit dhe Kishën Chopaka filluan brenda një ore nga njëra-tjetra në British Columbia.

Sipas njoftimit të zyrtarëve policor dy ndërtesat e kishës ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa zjarret po i trajtojnë si të dyshimta.

Të dy kishat katolike që u dogjën të hënën në provincë u shkatërruan plotësisht nga zjarri, ndërsa kjo ngjarje ndodhi në Ditën Kombëtare të Popullit Vendas, raporton BBC.

“Hetimet mbi zjarret e mëparshme dhe këto dy zjarre të reja janë duke vazhduar pa arrestime ose akuza”, tha një zyrtar policor kanadez.

Mbetet e paqartë dhe e dyshimtë djega e këtyre kishave vetëm pak ditë pasi qindra varre masive u zbuluan në vendet e ish-shkollave rezidenciale të Kanadasë, madje disa thonë se këto dëme po shkaktohen qëllimisht.

Grupet indigjene kanë bërë thirrje për hetime kombëtare për gjetjen e varreve tjera.

Në periudhën 1863-1998, më shumë se 150,000 fëmijë indigjenë janë marrë nga familjet e tyre dhe janë dërguar nëpër këto shkolla.

Qeveria kanadeze ka kërkuar zyrtarisht falje për këtë sistem. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!