Idriz Batha ka shënuar një gol fantastik dje në një miqësore që UTA Arad e ka fituar kundër sllovenëve të NK Alumunij.
Mesfushori, i cili la Tiranën për të luajtur në Rumani, ka realizuar me një goditje dënimi nga 28 metra, duke fituar zemrat e tifozëve të skuadrës së tij.
Ky ishte goli i parë i Bathës, edhe pse në një ndeshje miqësore. Sezonin e shkuar me Tiranën mesfushori realizoi disa herë me goditje dënimi dhe duket se nuk e ka harruar “vesin”. /abcnews.al
https://streamable.com/effjbw