I penduari: “Lani” e kishte të sigurt drogën në det e tokë, “kokë-lopa” fikte radarin për një orë, merrte 15 mijë euro

schedule18:10 - 4 Korrik, 2021

schedule 18:10 - 4 Korrik, 2021

ABC zbardh dosjen hetimore për operacionin ndërkombëtar “Shpirti” që u finalizua pak ditë më parë me 38 urdhër arreste, mes të cilëve edhe prokurorë, drejtues policie dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të drogës.

I penduari i drejtësisë ka deklaruar se Ilirjan Ducellari që thirrej me emrin “Lani” ishte drejtuesi i këtij rrjeti duke siguruar kalimin e mallit përtej kufirit duke marrë garanci nga toka dhe deti me një “faturë” në total prej 30 mijë eurosh për çdo ngarkesë.

Pazaret bëheshin me zv/drejtorin e policisë së Vlorës Ilirjan Balla dhe drejtorin e Kufirit Festim Velaj. Pas ujdisë, në momentin e kalimit të sasisë së lëndës narkotike nga ana e Velajt që njihej me nofkën “kokë-lopa” fikeshin radarët e monitorimit në Divjakë, Seman dhe Sazan për një periudhë kohore nga 40 minuta deri në një orë.

Lexo edhe: I akuzuar për përfshirje në grup kriminal, prokurori Sota: S’më kanë paguar qira, qëndroja te vëllai

“Siç kam thënë, Ilirjan Valla, aq është e vërtetë, jetonte në një shtëpi që Lani kishte marrë me qira e ishte sipër lokalit të Lanit, po deshe të jap foton që kam shkarkuar nga jashtë. Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqoftë ishte armik me drejtorin, ndërsa i përket detit, drejtorisë së Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, që unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka një lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhë vinte ke me një Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006.

Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashkë me një person tjetër, që ka thënë që edhe ai ishte një që punonte në polici. Ishin moshatar. Me flokë të bardha, më duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15 000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Moment në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di sepse në ngjarjen e 2015 unë isha në Itali, nëse nuk gaboj ky Festimi pasi Ilirjani është spostuar si zëvendës drejtor në Dibër, më duket se edhe Festimin e kanë spostuar gjithmonë si shef i Policisë në Dibër.

Ky funksiononte në pjesën e Durrësit, të dy mjetet ishin të policisë detare, nuk vinin të kontrollonin deri në vendin ku rregullisht duhet të kontrollonin, ndërsa sepse do të kthehem prapë të lidhja me detin….ndërsa pjesa e radarit… për shembull radari është në Divjakë e në Seman nga Fieri, pastaj është tjetri në Sazan, kështu radari është është në Fier, është i Policisë së Kufirit të Vlorës, ndërsa radari në Divjakë është i drejtorisë… i policisë së Durrësit.

Unë e di që kur gomonia shkonte në Itali, nga Divjaka ky radar fikej e për rreth 40 minuta një orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke Lani- edhe makina e policisë tokësore edhe ato të kufirit… sipas meje, ama policia e Kufirit ka tip makinash Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun e Lani më thoshte që policia bënte…themi… vërente ngjatë ngarkimit. Domethënë do të thotë që këta policë, për shembull, janë ata që rrinë zakonisht në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë vendin që fiknin radarin, e mendoj se një person a dy rrinin aty ku ngarkohej gomonia.

Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari… edhe nga ana e detit edhe ana e tokës kanë marrë 30 mijë euro për punën është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë asnjëri prej djemve s’i ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund t’i thoja shumë mirë. Unë kam paguar vetëm lekët dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm…

Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe3 edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat  që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat  për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës”, deklaron ai. m.v/abcnews.al