Lihet në burg polici që shpërndanin kokainë, biseda me shokun trafikant: Jepu lekë se atë duan

schedule13:02 - 3 Korrik, 2021

schedule 13:02 - 3 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg efektivin Elefterios Sullaj, Mikel Zhegun dhe Ersi Tafën të arrestuar nga SPAK dy ditë më parë për drogë e korrupsion.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, gjatë komunikimeve telefonike ka rezultuar se efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal në shitjen e kokainës në Tiranë ku kanë folur për vlerat monetare që shitej droga.

Sipas përgjimeve të zbardhura, Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga Policia merr në telefon Elefteriosin. Ky i fundit i thotë jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike.  ndërkohë, Ersi Tafa është arrestuar vetëm se ka qenë në makinë me personat e tjerë.

Siç ka rezultuar, dosja ka nisur në Përmet, ky Prokuroria ka qenë duke hetuar dy vëllezër nga Shkodra për trafik narkotikësh. Nga përgjimet ka rezultuar se një nga vëllezërit flet më telefon gjatë kohës që ishte në kërkim me një person duke aluduar se për të takuar babanë në spital ka paguar 40 euro policin që të mos e shqetësonte. Për këtë episod është ngritur akuza e korrupsionit.

Pas verifikimeve ka rezultuar se më turn ka qenë Elefterios Sullajn. Efekrivi është vënë në përgjime ku ka rezultuar se ka miqësi me Mikel Zhegun. Ky i fundit nga hetimet rezulton se është shpërndarës kokaine në Tiranë. /abcnews.al