Euro 2020: Anglia kërkon gjysmëfinalen në Romë, betejë në Çeki-Denimarkë

schedule08:36 - 3 Korrik, 2021

schedule 08:36 - 3 Korrik, 2021

Itali-Spanjë është gjysmëfinalja e parë në Euro 2020 (Wembley, 6 korrik), ndërsa çifti tjetër do të përcaktohet sot. Çekia dhe Danimarka zbresin të parat në fushë, duke nisur prej orës 18:00.

Dueli për një biletë në katër kombëtaret më të mira të kontinentit, do të zhvillohet në “Baku Olympic Stadium” të Azerbajxhanit. Gjysmëfinalja është objektivi i përbashkët, teksa do të shijojmë një sfidë tepër të fortë.

Pesë vite më parë është luajtur takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave. Ishte miqësore dhe përfundonte 1-1. Në darkë është radha e Anglisë. “Tre Luanët” janë moralisht lart pas suksesit 2-0 ndaj Gjermanisë.

Rivali i radhës është Ukraina, një nga surprizat më të bukura të Euro 2020. Dy kombëtaret do të ndeshen me njëra-tjetrën në “Olimpico” të Romës, aty ku do të dominojë tifozllëku për ekipin e Shevchenkos.

Anglia është favorite në letër, por në kryeqytetin italian do të ketë betejë deri në sekondat e fundit. 8 vite ka që nuk përballjen me njëra-tjetrën këto skuadra, që e kanë mbyllur në barazim pa gola duelin e fundit mes tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!