Tsipras: I sigurtë që Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet

schedule13:10 - 9 Nëntor, 2018

schedule 13:10 - 9 Nëntor, 2018

Aleksis Tsipras, kryeministri i Greqisë u shpreh i bindur se Marrëveshja e Prespës e arritur me Shkupin, do të miratohet në parlamentin grek. Kreu i qeverisë greke theksoi se kjo marrëveshje është në favor të vendit.

Ndërsa në Greqi vijojnë debatet në pritje të votimit të marrveshjes me Maqedoninë në parlamentin e vendit, sondazhet tregojnë se pjesa më e madhe e opinionit publik e mbështet atë. Ideja e krijuar është se Marrëveshja e Prespës është në favor të vendit pavarësisht nga mosmarrëveshjet që ekzistojnë. Kryemistri i Greqisë Aleksis Tsipras, në një intervistë për mediat në vend u shpreh i bindur se marrëveshja do të marrë shumicën e kërkuar në Parlamentin grek.

“A ekziston mundësia të mos kalojë? Ju ftoj të vëmë bast për këtë.”

Në këtë mënyrë, Tsipras i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për ratifikimin e Marrëveshja së Prespës. Tsipras shpjegoi se Marrëveshja është në favor të vendit dhe theksoi se nëse kreu i Demokracisë së Re Kiriakos Mitsotakis do t’i lejonte deputetët të votonin, atëherë shumica do të ishte edhe më e madhe./abcnews.al