Dialogu Kosovë-Serbi, dështon takimi i ndërmjetësuar nga Mogherini

schedule21:26 - 8 Nëntor, 2018

schedule 21:26 - 8 Nëntor, 2018

Takimi i radhës mes presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç ka përfunduar më shpejt nga sa mendohej. Sipas mediave kosovare, takimi i ndërmjetësuar nga shefja e Politikës së Jashtme Federika Mogerini është mbyllur pa një marrëveshje. I pari që ka dalë nga takimi ka qenë presidenti serb Vuçiç, i cili nuk është ndalur të flasë për mediat që e prisnin për një prononcim. Ndërsa presidenti Thaçi ka deklaruar se takimi dështoi për shkak të qëndrimit të homologut serb, i cili sipas tij ka qenë shumë arrogant. “Fjalimi i tij ishte agresiv dhe arrogant, ndërsa fokusi ynë ishte tek arritja e një marrëveshjeje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12-44”, ka thënë Thaçi. Presidenti i Kosovës ka shtuar se shpreson që takimi i radhës të mbahet së shpejti dhe që Beogradi ta ndryshojë qasjen në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!