Aquapark, hipizëm, kulinari dhe argëtim, një ditë larg zhurmës në “Equos resort”

schedule11:10 - 2 Korrik, 2021

schedule 11:10 - 2 Korrik, 2021

“Equos resort” është një hapësirë pushimi për të gjithë familjen. Pasi mund të jeni larë në pishinë, jeni argëtuar pafund me lojërat e ndryshme, keni nevojë edhe për një pije të mirë të shoqëruar me produkte. Për këtë ju vjen menjëherë në ndihmë, ‘Grill House’ që “Equos” ka.

LEXO EDHE:Argëtim, sfida me animatorët dhe koktejle, çfarë ofron “Equos resort”, destinacioni kryesor i kryeqytetit

Moderatori Alban Musa ka vazhduar vizitën e tij në këtë resort, duke u ndalur tek një nga ato momentet e paqta që pas aktiviteve të ditës. Pasditeve mund të uleni dhe të kaloni mirë.

Ndërkohë pjesë interesante e këtij resorti janë edhe kuajt, hipizmi që po zhvillohet ditë pas dite.

Instruktori i hipizmit në “EQUOS RESORT”, Gazi ka ndarë më shumë detaje lidhur me këtë aktivitet kaq shumë të pëlqyer nga të gjitha moshat.

Këtu te kjo qendër është totalisht e mundur që çdo kush që ka dëshirë të kalërojë, qoftë edhe të kalojë një ditë të bukur, mund të vijë. Kjo këtu është një qendër e mirëfilltë sporti që është e anëtarësuar prej disa vitesh dhe që mund të vijë kushdo dhe të mësojë. Shërben si një shkollë e mirëfilltë hipizmi. Në këtë qendër kemi 24 kuaj, të rracave të ndryshme, kryesisht që merren me sporte olimpike”, tha ai.

Më tej, adminstratori i “EQUOS RESORT”, Arbër Teqja ka ofruar një siguri 100% për pishinat e resortit dhe gjithçka tjetër çfarë ai ofron.

“Unë kam qenë i pari që i kam provuar rrëshqitëset nga më të voglat tek më të mëdhatë. Janë 1 mijë e 1 % totalisht të sigurta. Equosi vjen nga pasioni për hipizmin, që na bëri të mundur të zhvilloheshim edhe më tepër për të krijuar një resort multifuksional, ku çdo njëri gjen veten e tij, çdo i rritur, çdo kush.

Rregullat te ne janë optimale dhe janë të rregullta deri në momentin që duhet të zbatohen, se nëse rregullat zbatohen absolutisht që edhe klientët janë më të sigurtë dhe më të kënaqur në ecurinë e tyre”, u shpreh Teqja./abcnews.al