Thirrjet antishqiptare në Bularat, Arian Curri: Të nxituara e gjaknxehta

schedule20:33 - 8 Nëntor, 2018

schedule 20:33 - 8 Nëntor, 2018

“Deklarata të nxituara dhe gjaknxehta i ka konsideruar Peadgogu i UET-së Arian Curri, thirrjet antishqiptare dhe nacionaliste gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandin Kacifas në Bularat. Sipas tij thirrjet antishqiptare janë shkelje penale, ndërsa Kacifas është një viktimë e nacionalizimit.

“Në dy anët e kufirit ekzistojnë njerëz me bindje nacionaliste dhe ultranacionaliste dhe e kthyen në një varrim me nota të forta epike. Thirrjet “Kacifa ti na drejton”, “Kacifas ti je gjallë”, “Vorioepiri është grek”, janë thirrje që në një varrim nuk duhet, sepse varrimi duhej respektuar në heshtje”. Bie dakord që Kacifas është një viktimë. Në ceremonitë fetare njerezit luten dhe falen dhe kërkojnë që Zoti ta prehë e çojë në parajsë dhe thirrje të tilla e nxjerrin jashtë kontekstit shpirtëror këtë ceremoni”.

Heshtjen në territorin shqiptar pë këtë ngjarje Curri e sheh si një qëndrim për të mbajtur tonet e ulura kur situata u tensionua.

“Deputetët kanë patur qëndrim korrekt. Mbase kanë zgjedhur që të mabjnë tonet ulura se situata ishte e tensionuar”.

Ai  e cilësoi agresive deklaratën e Ministrisë sonë të Jashtme, kur thirri dy herë bremnda ditës ambasadoren greke për ngjarjen, kur në fakt sipas tij duhet të kishte reaguar Ministria e Brendshme, pasi është ngjarje e ndodhur në territorin shqiptar.

“Unë e pashë agresive MPJ tonë,  u thirr dy herë amabsadorja . Si mund të bëjë deklarata Ministria e Jashtme, mund ta bënte Ministria e Brendshme. Eleni Theolarius deputete qipriote tha se ishte vrajse politike dhe do ta çojë në bruksel, do hapë hetim për vrasjen. Janë shkelje penale thirrjet antishqiptare. Për çfarë ndodh në shtetin shqiptar nuk ka punë MPJ, por MB”.

Curri theksoi gjithashtu se ky është një rats i izluar që nuk cënon marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

“Ka pasur raste kur jemi treguar inferiorë ndaj grekëve, por në këtë rats nuk e pashë. Një pjesë e territorit grek është shqiptar, po kështu mendojnë dhe një pjesë e grekëve, ky është mendim i popullit.  Unë shoh që kjo ngjarje është e izoluar, përveç humbjes dhe dhimbjes së familjes, dy shtetet do ecin përpara, nuk do prishen marrëdhëniet mes dy vendeve”. /abcnews.al