Greqia hapi kufijtë, PPK Kapshticë: Me çfarë duhet të jeni të pajisur përpara se të udhëtoni

schedule09:05 - 2 Korrik, 2021

schedule 09:05 - 2 Korrik, 2021

Greqia njoftoi ditën e djeshme hapjen e kufijve për shqiptarët që duan të udhëtojnë për arsye jo esenciale. Ndërkohë sot, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë ka dhënë detaje se cilat kategori mund të kalojnë dhe me çfarë duhet të jenë të pajisur udhëtarët.

Siç njoftoi pala greke, do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë evropianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën ëëë.travel.gov.gr

Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusë, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!