Më pak forca policie, më pak orë në aksion dhe pa debate. Në ditën e dytë të aksionit bregdeti yni duket se rritmi është ulur. Por masakra si ajo e Velipojës mund të ndodhin sërish pasi plazhet vazhdojnë të jenë të pandara.
Ky pushues në Durrës tregon se ka qenë dëshmitar në një ngjarje që mund të kishte degraduar.
“Duhet të ishin më herët që mos ndodhet ajo e Velipojës, një ngjarje e ngjashme ndodhi e këtu në Durrës. Isha i pranishëm kur një qytetar vurin çadrën e vetë u fut në konflikt me një pronar që nuk kishte bërë pagesën për vendin. Ne u tërhoqëm se mund të ndodhte si në Velipojë,” rrëfen ai.
Ndërkaq, kontrolle janë ushtruar dhe në Shëngjin. Pushuesit kërkojnë që të mos bëhen kontrollet kur ata janë në plazh.
Hija e policëve është e rëndë. “Duhet të bëhen më herët këto aksione që të mos ndodhë ajo që ndodhi në Velipojë,” thotë një pushues.
Kurse në qarkun e Fierit model pozitiv ka qenë vetëm Divjaka. Pasi nuk ka pasur asnjë shkelje.
Seman, Darëzezë rezultojnë plazhet me sipërfaqen më të madhe të zaptuar.
Deri mesditën e së enjtes janë proceduar penalisht të paktën 17 pronare lokalesh.Vija bregdetare e plazheve të qarkut të Fierit është 20 km. /abcnews.al