Prej katër ditësh në flakë, përhapen vatra të reja zjarri në malin e Tomorrit

schedule09:36 - 1 Korrik, 2021

schedule 09:36 - 1 Korrik, 2021

Flakët në kurorën me pisha në malin e Tomorrit vijojnë të jenë prezente.

Lexo edhe: Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në Malin e Tomorrit

Në ditën e katër të rënies së zjarrit nuk është mundur që të bëhet shuarja e flakëve, ndërsa gjatë natës janë përhapur disa vatra të reja të zjarrit.

Lexo edhe: Nuk ndalet zjarri në Malin e Tomorrit, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Ndërsa si pasojë e erës së madhe gjatë ditës së djeshme si edhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur edhe më shumë.

Terreni shumë i vështirë në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve në pamundësi për të vënë në kontroll flakët.

Ndërhyrjet nga ajri me helikopter duke hedhur ujë nuk kanë mjaftuar që të neutralizohet vatra e zjarrit .

Pamjet e zjarrit janë regjistruar gjate orëve të para të mëngjesit se ditës se sotme ku shihen qarte disa vatra te zjarrit. Ndërkohë sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit deri me tani janë djegur rreth 20 hektar .Por një problem është se nga djegia e pishave që janë në lartësi rrezikohet përhapja e vatrave të reja të zjarrit.

Më herët Presidenti i Republikës Ilir Meta reagoi pas zjarrit të rënë në malin e Tomorit, duke i bërë thirrje institucioneve vendore dhe atyre qendrore që të ndërhyjnë për të lejuar shkatërrimin e pasurisë publike.

Ai gjithashtu, apeloi që strukturat përgjegjëse të marrin masa për të neutralizuar çdo vatër zjarri dhe se sipas tij çdo indiferentizëm i treguar nga institucionet është shpërdorim me përgjegjësi ligjore./abcnews.al/