Një nga legjendat e Gjermanisë, por edhe të futbollit spanjoll në aventurën me klubet (Barcelona, Atletico, Real), Bernd Schuster ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kampionatin Europian. Ish-mesfushori flet shkoqur për Mbappe, Gjermaninë dhe Spanjën, teksa parashikon gjysmëfinalistët.
“Nuk jam i befasuar nga paraqitja e dobët e Kylian Mbappe në Kampionatin Europian. Nuk e shoh atë një yll aq të madh sa të marrë në shpinë gjithë ekipin e tij. Mendoj se Italia, Danimarka, Anglia dhe Spanja do të shkojnë në gjysmëfinale.
Zvicra është ekip i komplikuar, por Spanja po i bën gjërat çdo ditë e më mirë. Gjermania? Mendova se nuk mund të luanin më keq seç bënë ndaj Hungarisë, por dje ishte akoma me keq. Ishte e tmerrshme, pa ritëm. Prisja diçka tjetër nga ata”, u shpreh Schuster. /abcnews.al