Ka përfunduar në prangat e policisë prokurori i Prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi. Ky i fundit raportohet se është arrestuar në qytetin e Kavajës. Mësohet se në pranga ka rënë edhe shoferi i tij, ndërsa është kontrolluar edhe banesa e prokurorit. Po ashtu policia ka vënë në pranga Isuf Gega, me detyrë sekretar në prokurorinë e Kavajës, si të përfshirë në korrupsion. Ndërkohë në kërkim janë D.D dhe E.B si të dyshuar se kanë dhënë para ndaj prokurorit Karriqi bashkë me Isuf Gegan.
Abcnews.al, ka zbardhur vendimin e SPAK, për arrestimin e kryeprokurorit të Kukësit, Edmond Kariqi. Mbi të rëndon akuza e “korrupsionit pasiv”. Sipas SPAK janë mbledhur prova konkretet nga të cilat rezulton që Edmond Kariqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.
Edmond Karriqi është Drejtuesi i Komanduar nga KLP në krye të prokurorisë së Kukësit, ndërsa emërimin e tij, e ka si prokuror në detyrë në prokurorinë e Lushnjës. Tre vite më parë Karriqi ka shërbyer si prokuror edhe në Kavajë. /abcnews.al/