Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Adonis Filipi: Lakmia për para në qendër të shfaqjes “Volpone”

schedule18:04 - 7 Nëntor, 2018

schedule 18:04 - 7 Nëntor, 2018

Komedia klasike “Volpone”  e cila në qender ka lakminë dhe vesin, vjen pas teatrit “Skampa” në Elbasan  në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Regjisori i pjesës  Adonis Filipi thotë se kjo shfaqje ka mesazhe mjaft aktuale.

Volpone vepra e shkruar nga Ben Johnson, bashkëkohës i Shekspirit, vjen në Tiranë me regji të Adonis Filipit dhe me pjesëmarrjen e aktorëve si Helidon Fino, Ligoraq Rizo, Ilirda Bejleri, Xhuliano Brisko. Për regjisorin Adionis Filipi vepra është përshtatur artistikisht për të ardhur sa më afër kohës sonë, loja e aktorëve dhe depersonalizimi i personazheve krijon një tablo, e cila manifeston vlerat më të larta të teatrit.

Pas suksesit me premierën në Elbasan, vepra do të shfaqet për publikun kryeqytetas në datat 8 dhe 9 nëntor në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Regjisori shprehet se vepra trajton problematikën e lakmisë për para, një temë shumë e ndjeshme për shoqërinë e sotme njerëzore.

“Volpone” premierën e ka pasur në Teatrin Skampa. Është një perfomancë që është mirëpritur edhe ka marrë vlerësime të veçanta. Problematika që trajton është shumë e ndjeshme për kohën, siç janë ato të makutërisë dhe lakmisë për para, të cilat shoqërojnë shoqërinë njerëzore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!