Portugalia u eliminua nga Euro 2020 dhe Cristiano Ronaldo duhet të marrë një vendim për të ardhmen. Me Juventusin ka edhe një vit kontratë, teksa drejtuesit e klubit italian ia kanë lënë në dorë 36-vjeçarit të vendosë për të ardhmen.
PSG mbetet e vetmja alternativë për momentin, por gjithçka varet nga e ardhmja e Mauro Icardit dhe Kylian Mbappe. Max Allegri dëshiron ta ketë në skuadër goleadorin e njohur, teksa nga Spanja vijnë sinjalet e rinovimit me Juventusin.
AS shkruan se CR7 e pret zgjatja e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2023, por gjithçka do të bëhet më e qartë pasi ylli luzitan të kthehet nga pushimet dhe të paraqitet në grumbullimin me bardhezinjtë. /abcnews.al