Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi, festojnë sot 13-vjetorin e njohjes së tyre.
Me këtë rast, bashkëshorti i këngëtares së famshme, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim romantik dedikuar asaj.
“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi krahas fotos.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali 4-vjeccar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Uliks.
Viteve të fundit, përveç muzikës, Adelina ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në televizion, duke moderuar një emision të quajtur “Tete a Tete”. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Vali, është një biznesmen i suksesshëm në Prishtinë, i cili gjithashtu ka në pronësi një lokal./abcnews.al