40 gola në dy sezone, 28 në kampionatin e fundit, shifra këto që shumë sulmues i kanë zili dhe Andre Silva i ka regjistruar në Bundesliga. Portugezi, i cili nuk e gjeti veten te Milani, me Eintracht Frankfur ka shkëlqyer.
Tani është momenti të bëjë sërish një hap para dhe në Gjermani Bild Sport e bën të kryer kalimin e sulmuesit portugez te RB Leipzig për shumën e 23 milion eurove.
Përfitime të konsiderueshme pritet të ketë edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ndërkohë që vetë Andre Silva do të përfitojë 4 milion euro në sezon dhe një tarifë fikse në momentin e nënshkrimit. /abcnews.al