Zyrtare: Holanda mbetet pa trajner, dorëhiqet Frank De Boer

schedule16:37 - 29 Qershor, 2021

schedule 16:37 - 29 Qershor, 2021

Holanda pësoi një shok të madh para pak ditësh, duke u eliminuar nga Çekia në Euro 2020. Pritej të kishte vendime të mëdha dhe kanë ardhur ditën e sotme.

Federata e Holandës njofton se Frank de Boer nuk do të jetë me trajner i “Tulipanëve”. Vendimin fillimisht e ka njoftuar vetë trajneri, por edhe drejtuesit kanë qenë në të njëjtën linjë.

Kështu, të dy palët kanë ndërprerë kontratën, e cila përfundonte në dhjetor të vitit 2022. Vetë De Boer zbardhi vendimin në një fjalë të shkurtër për faqen zyrtare të Federatës.

Kam vendosur të mos jem më trajner i kombëtares. Objektivi nuk u arrit, kjo është e qartë. Kur vendosa të vij këtu, mendova se ishte një nder dhe një sfidë, por isha gjithashtu i vetëdijshëm për presionin që do të më vinte që nga momenti kur u emërova.

Ai presion tani vetëm po rritet dhe kjo nuk është një situatë e shëndetshme për mua dhe skuadrën”, tha ndër të tjera De Boer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!