Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 605 raste të reja me koronavirus dhe 13 viktima, ndërsa numri i pacientëve që janë të intubuar dhe po luftojnë me sëmundjen në spitale është 204.
Krahasuar me ditën e djeshme sot në vendin fqinj ka pasur një rritje të numrit të infektive dhe fataliteteve, pasi të hënën ishin 362 raste të reja dhe 8 humbje jete.
Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.
Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur portat për turistët./ db/ Abcnews.al


