Italia pas tre ditësh do të përballet në çerekfinale me Belgjikën në një ndeshje shumë të fortë mes të barabartësh. Kësaj sfide në një intervistë për mediet i paraprin sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile. Bomberi i të kaltërve flet për gjithçka para kësaj ndeshje, por shton diçka edhe për Francën e Zvicrën.
“Belgjika me De Bruyne dhe Hazard është tjetër skuadër. Do të hiqja dy golat e shënuar për të marrë Kupën në shtëpi. Kurrë më parë nuk kam ndjerë kaq besim nga njerëzit. Ndihem shumë mirë. Kishim një provë shumë të fortë ndaj Austrisë, mbase jo më të mirën, por morëm rezultatin.
Shokët mundohen të më vendosin në pozicione shënuese gjatë ndeshjes, por këtu është ndryshe nga Lazio sepse trajneri më jep detyra të tjera. Jam i shqetësuar që nuk po e ndihmoj ekipin tim me shumë gola, por do të vazhdoj të punoj. Berardi dhe Chiesa janë të ndryshëm.
Ata po bëjnë një Evropian të shkëlqyer, edhe Bernardeschi. E përsëris fort, pavarësisht vendimeve, ne jemi 26 titullarë dhe skuadra ka nevojë për të gjithë. Belgjika ka 10 lojtarë në krahasim me Europianin e fundit. Ata janë rritur mentalisht dhe sportivisht, janë më të fortë tani.
Krahasimi me Lukakun? Herën e fundit që luajta ndaj tij dhe na krahasuan, na shënoi dy gola. Le ta shmangim sfidën mes nesh. Ai ka forcë shkatërruese fizike, shpejtësi. Krahasuar me vitet e fundit është përmirësuar shumë. Jemi fat që e njohim sepse e kemi pasur në kampionat. Mbrojtësit tanë do merren me të.
Portugalia në pjesën e dytë meritoi më shumë. Ronaldo? Të gjithë duan ta sfidojnë atë, ai është më i miri. Franca? Është e vështirë të luash kur je superior. Por gjithmonë prova e vërtetë është fusha. Ne e dominuam dhe e mundëm Zvicrën, duke i bërë të duken të dobët, por dje vërtetuan të kundërtën”, u shpreh Immobile. /abcnews.al