Barcelona ka për qëllim të ulë nivelin e pagave në ekipin e parë dhe po bën maksimumin për të larguar lojtarët, që nuk kanë arritur të ambientohen dhe të bëjnë mirë në “Camp Nou”.
I fundit që u largua ishte Todibo, që u shit për 8.5 milionë euro, plus bonuse, ndërsa tashmë ikën një tjetër i ri, Matheus Fernandes, i cili luajti vetëm 17 minuta me skuadrën e Ronald Koeman sezonin e shkuar.
Mesfushori kishte kontratë deri në verën e vitit 2025, por Barcelona ka vendosur ta lërë të lirë që në këtë verë, duke ndërprerë kontratën e tij. Fernandes erdhi te Barça para një viti nga Palmeiras për 7 milionë euro, por tashmë klubi heq dorë nga 22-vjeçari. /abcnews.al
LATEST NEWS | Matheus Fernandes' contract terminated
Details: https://t.co/PmnsvgFtHI pic.twitter.com/VEhnNQcUZ2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 29, 2021