Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fajtori sot ishte pa përgjigje”, Basha: Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël

schedule14:50 - 29 Qershor, 2021

schedule 14:50 - 29 Qershor, 2021

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar këtë të martë për ngjarjet kriminale, aksidentet rrugore si edhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lexo edhe: “Policia nuk shmang sherre në mesnatë”, Rama drejton gishtin nga gjykatësit: Fakte skandaloze

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, lideri i opozitës thotë se “fajtori” sot nuk kishte një përgjigje për qytetarët, duke shtuar se punonjësit e ndershëm të policisë janë tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.

Lexo edhe: Kriminaliteti dhe aksidentet rrugore, Rama: S’jam i shqetësuar, trendet brenda limitit

Sipas kryedemokratit, policia po përdoret si vegël dhe se e vetmja zgjidhje për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe pasojat e këtij modeli që po rëndon mbi familjet shqiptare është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin.

“Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin.

Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!