Një zjarr ka rënë sot në një magazinë në dalje të Tiranës, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Sipas policisë zjarri ra rreth 12:30, të ditës së sotme pranë mbikalimit të Kamzës në një magazinë me materiale ndërtimi në pronësi të shtetasit F. Ç.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /abcnews.al/