Prej disa ditësh, po bën xhiron e mediave lajmi se ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock ka krijuar një aferë intime me vartësen e tij.
Mirëpo, duket se çifti e kanë marrë seriozisht këtë lidhje, pasi kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Ata pas publikimit të fotove ku shfaqeshin duke u puthur kanë vendosur të bashkëjetojnë.
Sipas mediave britanike, Gina Coladangelo ka kërkuar divorcin ndaj bashkëshortit të saj milionerë si dhe ka vendosur të bashkëjetojë me Matt Hancock. Sakaq, bëhet me dije se bashkëshorti po e përjeton keq lajmin për marrëdhënien mes saj.
Handcock gjithashtu u divorcua nga bashkëshortja e tij pas 15 vitesh martesë.
Kujtojmë që pas publikimit të fotove, Matt Hancock dhe Gina Coladangelo dhanë dorëheqjen e tyre në Ministrinë e Shëndetësisë./abcnews.al