Interi ka ende nevojë për të. Andrea Ranocchia dhe klubi zikaltër kanë gjetur akordin për të zgjatur marrëveshjen e tyre, që kishte përfunduar tashmë.
Mbrojtësi do të qëndrojë në Milano edhe për një sezon, duke rinovuar deri në verën e vitit 2022. 33-vjeçari kishte shumë pak hapësira sezonin e shkuar, por pavarësisht kësaj ka vendosur të qëndrojë.
Ai është një nga udhëheqësit e Interit edhe jashtë fushë dhe është pjesë e kampionëve të Italisë që nga viti 2011. Ai është huazuar në vitin 2016 për 6 muaj te Sampdoria dhe gjysmë viti tjetër te Hull City në 2017. /abcnews.al
✍️ | ANNUNCIO@23_Frog e l'Inter insieme fino al 2022! ⚫?
— Inter (@Inter) June 28, 2021