Mediat në Serbi kanë publikuar videon e momentit të konfrontimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me politikanë të opozitës, përfshirë kreun e Partisë Popullore Serbe dhe një nga udhëheqësit e opozitës, Vuk Jeremiç. Gjithçka ishte në prag të një përleshjeje fizike.
Përfaqësuesit e Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç, Vladimir Gajiç, Miroslav Aleksiç e Borislav Novakoviç u shfaqën në hollin e presidencës serbe të premten në mëngjes pasi Vuçiçi tha t’i shkonin aty nëse kanë punë me të, duke i akuzuar se po e linçonin. Në fillim të videos, Jeremiç i thotë Vuçiçit se ai është tradhtar dhe frikacak.
Debati
Jeremiç: Dil. A dëshiron të dalim bashkë?
Vuçiç: Dalim! Eja!
Jeremiç: Dalim!
Vuçiç: Dëshironi të dilni i pari?
Jeremiç: Ju jeni presidenti! Eja! Doni të dal?
Vuçiç: Kudo që dëshiron! Kudo që dëshiron ti!
Në këtë moment, sigurimi paralajmëron Vuçiçin se nuk është e mençur që ata të dilnin jashtë sepse do të transmetohej gjithçka drejtpërdrejt nga mediat.
Ndërkohë, Jeremiç i thotë “hajde, hajde” presidentit serb, teksa Bora Novkoviç e pyet Vuçiçin se pse po ikte. “Unë dua që të më linçoni, vajza. Dua që ju të më linçoni, vajzë! Ju nuk mund të më linçoni mua”, thotë Vuçiç në fund të videos./Gazeta Express