Padyshim, pjatalarësja është një nga pajisjet më të dobishme shtëpiake që lehtëson duart e kujtdo që ka ndërmarrë detyrën e vështirë të larjes së enëve.
Ndërsa është shumë e lehtë për t’u përdorur, shumica bëjnë disa gabime që në fund larja e enëve nuk është efektive.
Shumica, përpara se të vendosnin enët, gotat, etj, i shpëlani ato, duke hequr mbeturinat e ushqimit. Por kjo nuk duket se është gjëja e duhur për të bërë.
Sipas ekspertëve, pjatat duhet të jenë të papastra në mënyrë që detergjenti i pjatalarësit të funksionojë.
Prodhuesit e detergjenteve dekurajojnë klientët nga larja e enëve sepse kjo pezullon funksionimin e produkteve të pastrimit.
Enzimat e detergjentit janë krijuar për t’u ngjitur në grimcat e ushqimit. Pa mbetje ushqimore, enzimat nuk kanë ku të bashkohen.
Me fjalë të tjera, detergjenti thjesht humbet pasi nuk ka asnjë arsye që të funksionojë./abcnews.al