Zgjedhjet në SHBA, amerikanët nisin votimin

schedule15:31 - 6 Nëntor, 2018

schedule 15:31 - 6 Nëntor, 2018

Ka nisur në Shtetet e Bashkuara votimi për zgjedhjet e mes mandatit. Amerikanët do të votojnë për të zgjedhur deputetët në dhomën e përfaqësuesve, disa senatorë dhe disa guvernatorë. Këto zgjedhje shikohen si test i rëndësishëm i popullaritetit të Trump.

Pas muajsh fushate, spekulimeve dhe miliona dollarëve të shpenzuara në reklama, votuesit ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes. Amerikanët kanë filluar votimin në zgjedhjet mbarëkombëtare që po shihen si një referendum mbi presidencën e Donald Trump. Vendet e votimit u hapën në Bregun Lindor mes një beteje nga republikanët dhe demokratët për të marrë kontrollin e dy shtëpive të Kongresit. Postet e guvernatorëve dhe vendet në legjislaturat e shtetit janë gjithashtu në lojë. Zgjedhjet e mes mandatit vijnë në gjysëm të katër viteve të Trump në detyrë dhe ndjekin një fushatë përçarëse.

Pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë. Qëndrat e votimit u hapën së pari në shtetet e bregut lindor të Maine, New Hampshire, New Jersey, New York dhe Virxhinia. Trump mori pjesë në tri tubime në ditën e fundit të fushatës, duke u thënë mbështetësve të tij: “Gjithçka që kemi arritur është në rrezik”. Barak Obama – në gjurmët e fushatës për Partinë Demokratike – tha se “karakteri i vendit tonë është në fletëvotim”. Ish presidenti me anë të një mesazhi në tuitër thotë se kjo votë “mund të jetë më e rëndësishmja e jetës tonë”.

Ndërkohë, amerikanët po votojnë për të gjitha 435 karriket e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat – dy trupat që përbëjnë Kongresin. Gjithashtu do të zgjidhen edhe guvernatorët e 36 shteteve nga 50 që janë gjithsej. Nëse republikanët do të rrijnë të mbajnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ata do të mund të vijojnë ndërtimin e agjendës së tyre dhe atë të presidentit Trump. Por nëse Demokratët do të rrëmbejnë kontrollin në një prej këtyre dhomave, ata mund të rrëzojnë planet e presidentit Trump. Sondazhe treguan se demokratët mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Ndërsa sa i përket Senatit mund të humbasin kontrollin vetëm për dy vende./abcnews.al