Një mozaik që konsiderohet nga më të bukurit është hapur në Apolloni për tu pastruar, kurse për publikun ai do të jetë gati vitin tjetër.
Është vila më e madhe në Apolloninë Antike dhe ka një nga mozaikët më të bukur. I fshehur ose i mbyllur për publikun, mozaiku i Athinasë po sheh dritën e diellit 20 vjet pas zbulimit të tij të parë. Drejtues të parkut dhe arkeologë thonë se mozaiku po i nënshtrohet kontrollit për dëmtime të mundshme e më pas do pastrohet. Për publikun do të hapet viti e ardhshëm.
Ornela Dyrmishaj, drejtoreshë e Parkut Apollonisë: “Monumenti ka një kohëzgjatje apo një shtrirje shumë të gjatë, por që e kemi të shek.III p.k. Pjesa që kemi hapur në ka motive florale dhe gjeometrike dhe është në monokrom, bardhezi, nuk kemi shumë ngyra të përdorudra në të. Besoj që vitin tjetër do të jetë një nga atraksionet plus për Apolloninë, siç ishte edhe vila sivjet që u hap. Vitin tjetër do të kemi edhe këtë vilë që do të jetë një shtesë për monumentet që do të kemi në mozaik.”
Mozaiku i Vilës së Athinasë perfaqëson një aset të pa studiuar ende brenda parkut arkeologjik të qytetit antik. Ky i fundit është themeluar 2700 vjet më parë./abcnews.al