Rama shoqëron Lleshin në prezantimin e tij si zv/ministër

schedule15:07 - 6 Nëntor, 2018

schedule 15:07 - 6 Nëntor, 2018

Gjeneral Sandër Lleshi u zyrtarizua ministër i komanduar i punëve të Brendshme. Këshilli i Ministrave fillimisht ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ ministrit të Brendshëm, ndërsa më pas Rama e ka komanduar në drejtimin e këtij dikasteri në vendin e Fatmir Xhafajt.

Rreth orës 12:30 të së martës, kryeministri Edi Rama iu drejtua ministrisë së Brendshme bashkë me Gjeneral Sandër Lleshi, të cilin e kishte emëruar zëvendësministër të Brendshëm.

Në një akt të rrallë, kryeministri ka bërë vetë prezantimin e zëvendësministrit që do drejtojë në vazhdim Ministrinë e Brendshme, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt.

Ky i fundit u paraqit në zyrën e tij më herët sesa të vinte shefi i qeverisë së bashkashku me pasuesin e tij.

Të njëjtën gjë bënë edhe zëvendësmistrat e tjerë si edhe Drejtori i Pëgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Tashmë ministria e Brendshme kthehet në superministri me pesë zëvendësministria dhe për herë të parë pa një titullar siç është posti i ministrit të Brendshëm. Kjo zgjidhje e kushtëzuar ndodhi pasi, Presidenti i Republikës, nuk dekretoi Sandër Lleshin në vendin e lënë bosh pas dorëheqjes së ish ministrit Fatmir Xhafaj.

Prezantimi i Leshit ka patur gjithë elementët ceremonialë e në ministri ishte i pranishëm edhe ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj për t’I kaluar detyrën pasardhësit të tij në funksionin e zëvendësministrit.

Gjithcka zgjati rreth 30 minuta pa praninë e mediave, ndërsa në dalje, nuk pati asnjë koment për gazetarët që prisnin para ministrisë së Brendshme.

Ishte po kryeministri Rama që njoftoi emërimin e Lleshit me vendim qeverie. Në profilin e tij në Instagram, Rama publikoi një foto me Sandër Lleshin në zyrën e kryeministrit, e me komentin “ Me drejuesin e ri të Punëve të brendshme, gjeneral Sandër Lleshin pas mbledhjes së qeverisë, që vendosi emërimin e tij z.ministër i Brendshëm”. /abcnews.al