Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dalic: U tronditëm, Perisic i pazëvendësueshëm. Spanja? Nuk i nënvlerësojmë

schedule21:59 - 27 Qershor, 2021

schedule 21:59 - 27 Qershor, 2021

Kroacia do të sfidojë Spanjën për një vend në tetë skuadrat më të mira të Euro 2020. Test i vështirë për nënkampionët e botës, të cilët kanë humbur shërbimet e Ivan Perisic për shkak të infektimit me koronavirus.

Trajneri Zlatko Dalic “qan” mungesën e sulmuesit anësor, teksa flet për mediat rreth duelit ndaj kombëtares iberike, që do të luhet nesër në “Parken Stadium” të Kopenhagenit (18:00).

U tronditëm kur mësuam që Perisic është pozitiv me COVID, pasi do na duhet të luajmë pas një nga lojtarët më të mirë të skuadrës deri në fund të Europianit.

Është e pamundur ta zëvendësosh atë, por edhe spanjollët do të ndryshojnë diçka pasi është e sigurt që ishin përgatitur të mbroheshin mirë nga Perisic.

Do të provojmë të gjejmë zgjidhjen më të mirë mes Rebic, Orsic, Brekalo dhe ndoshta edhe Ivanusec. Perisic u trishtua shumë kur mori vesh që nuk mund të zbresë në fushë.

Gjithsesi, ai do të jetë tifozi ynë numër një. Dashtë Zoti që të bashkohet sa më shpejt me ne. Spanja? Kemi respekt të madh për ta, por duam të tregojmë që nuk jemi inferiorë me askënd.

Ata janë të bindur për fitore? Nuk na intereson fare. Ne nuk i nënvlerësojmë, të shohim në fund se kush kishte të drejtë. Ne duam të kalojmë në çerekfinale“, përfundoi Dalic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!