Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Ulen infektimet, rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi

schedule18:38 - 27 Qershor, 2021

schedule 18:38 - 27 Qershor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi u shënuan 236 raste të reja me COVID-19 dhe 18 viktima, ndërsa numri i pacientëve që janë të intubuar në spitale është 231.

Krahasuar me ditën e shtunë, që ishin 375 të infektuar, sot numri ka pësuar një ulje të konsiderueshme, por janë rritur shifrat e fataliteteve, nga 12 dje në 18 sot. Pacientët e intubuar janë në të njëjtat shifra.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.



Me kalimin e muajve gjendja u përmirësua ndjeshëm dhe tashmë Greqia prej disa javësh ka hapur portat për turistët./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!