Spanja miraton eutanazinë, proteston opozita

schedule14:11 - 26 Qershor, 2021

schedule 14:11 - 26 Qershor, 2021

Spanja bëhet vendi i shtatë në botë që autorizon eutanazinë. Vetëvrasja e asistuar mund të kërkohet nga pacientë të prekur nga sëmundje të rënda dhe të pakurueshme, por dhe nga ata që kanë patologji kronike që iu shkaktojnë dhimbje të padurueshme.

Norma parashikonte një periudhë prej tre muajsh për të lejuar rajonet e vendit iberik që të krijonte organizmat përgjegjëse për të vlerësuar kërkesat. Por jo të gjithë e kanë bërë një gjë të tillë. Mediat spanjolle shkruajnë se mes ekspertëve të fushës, ka ende dyshime se si do të aplikohet ligji i ri.

Një nga pikat më të diskutueshme është ajo e mjekëve që e kundërshtojnë një gjë të tillë. Në disa rajone janë krijuar lista me emrat e profesionistëve shëndetësorë që kundërshtojnë aplikimin e eutanazisë. Partia Popullore, opozitë e qeverisë së qendrës së majtë, deklaroi se do i drejtohej gjykatës kushtetuese për ,këtë ligj.

Ky i fundit, u miratua pas vitesh betejë civile nga ana e familjarëve të personave të prekur nga sëmundje të pakurueshme dhe shoqata që i mbështesin. Eutanazia  mund të kërkohet nga persona të prekur nga sëmundje të rënda dhe të pakurueshme, apo nga një patologji e rëndë dhe kronike që shkakton vuajtje të padurueshme.

Ajo do të kryhet nga shërbimi shëndetësor spanjoll dhe do të ketë të drejtë kushdo që jeton në Spanjë prej të paktën 12 muajsh. Procedura për autorizimin e eutanazisë do të zgjasë pesë javë. Pacienti duhet të shprehë pranimin e tij në katër raste dhe të paktën dy mjekë jashtë çështjes duhet të autorizojnë kërkesën./abcnews.al