Avaria në linjën e Kurum lë pa energji elektrike disa zona të Sarandës

schedule20:50 - 25 Qershor, 2021

schedule 20:50 - 25 Qershor, 2021

Një avari në linjën elektrike të kompanisë private të Kurum, ka lënë pa energji disa zona të Sarandë në një kohë ku qyteti është i mbushur me turistë.

Mësohet se avaria ka ndodhur në linjën 35 kV Bistrica 1 – Bistrica 2, të kompanisë KURUM. Konkretisht mësohet se ka pasur një këputje të përcjellësit të rrymës elektrike dhe për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet Saranda 1, Delvinë Livadhja dhe Bunec.

Pa energji janë aktualisht:

Sarande, Çuke, Metoq, Gjashte, Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, zona të Delvines,

Livadhja, Konispol, Bistrice, Muzine, Mesopotam, Finiq, Borsh, Coraj, Ftere, Piqeras, Lukove, Sasaj, Krekez, Shenvasi, etj. /abcnews.al/