Varianti Delta i koronavirusit është kthyer në shqetësim për shumë vende, për shkak të transmetueshmërisë së lartë që ka, ndërsa vijon të përhapet në shumë shtete.
Lexo edhe: Mbi 35 mijë të infektuar me variantin Delta në Britani gjatë një jave
Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur se me përhapjen e variantit Delta fundi i pandemisë nuk është afër.
Lexo edhe: Mozaiku për mutacionin Delta: Normat 70 -75% nuk janë të mjaftueshme për imunitetin e tufës
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat kundër Covid, për të shmangur sipas saj, një tjetër përhapje të pandemisë.
“Përhapja e variantit Delta po bëhet gjithnjë e më dominues dhe për fat të keq nuk mund të themi se tashmë jemi në fund të pandemisë, apo se jemi duke shkuar drejt fundit të saj. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Izrael po shohim një rritje të rasteve madje edhe një numër të lartë të shtrimeve në spital.
Unë dua të bëj sërish thirrje që të tregohemi të kujdesshme dhe të mos heqim dorë nga respektimi i masave dhe mbajtja e maskave për të bërë të shmangur përhapjen e pandemisë”, është shprehur Merkel./i.k/abcnews.al/