Chris Smalling nuk është në planet e Jose Mourinho te Roma. E pritshme, nisur edhe nga e shkuara së bashku te Manchester United.
Klubi i Serie A është i interesuar për një tjetër mbrojtës, që luan në Serie A te Juventusi.
Bëhet fjalë për Merih Demiral, turkun që bardhezinjtë janë të gatshëm ta shesin.
Juventusi është i qartë dhe kërkon 40 milion euro për kartonin e tij. Asnjë lojtar në këmbim, vetëm lojtarë. Roma duhet të vendosë. /abcnews.al