Shuhet familja me katër anëtarë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se mes viktimave janë një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre. Është ky bilanci tragjik i aksidentit në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.
Burime bëjnë me dije për ABC se ka ndërruar jetë personi i katërt që po udhëtonte me automjetin tip “Toyota”. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur tre personat që po udhëtonin me tip “Audi-n”, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët pa probleme.
Si pasojë e përplasjes së fortë dy makinat kanë dalë nga rruga. Nga pamjet e siguruara nga ABC shihet se një prej tyre është shkatërruar tërësisht. Ndërkohë që tjetra është spostuar disa metra në anë të rrugës duke thyer edhe një shtyllë nga përplasja e fortë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur. m.v/abcnews.al
https://youtu.be/x6qEOqG6rI0