Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, duke shkaktuar 18 viktima të moshës 7 dhe 16 vjeç dhe duke plagosur 16 të tjerë pas shpërthimit të zjarrit në një shkollë artesh marciale. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit. Sipas autoriteteve ende nuk dihet shkaku.

Fatkeqësi të tilla nuk janë të rralla në vendin aziatik, ku siguria e ndërtesave shpesh neglizhohet dhe ndërtimet në shumë raste nuk respektojnë kodin urbanistik.
Më 13 qershor, një shpërthim gazi në provincën Hubei shkaktoi 25 viktima dhe 138 të plagosur. Tetë zyrtarë të ndërmarrjes së gazit u arrestuan për shkelje të rregulla të sigurisë.
Një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e vendit ka ndodhur në një klub nate në Luoyang City, gjithashtu në Henan, në natën e Krishtlindjeve në 2000, ku humbën jetën 309 persona, shumica prej tyre nga asfiksimi./abcnews.al

